Më 13 maj 2021 në Prekaz bëhet përurimi dhe zbulimi i busteve të heronjve Emin Lati, Nebih, Tahir dhe Beqir Meha

Më 13 maj 2021 në Prekaz bëhet përurimi dhe zbulimi i busteve të heronjve Emin Lati, Nebih, Tahir dhe Beqir Meha

Drejt finalizimit, përurimi dhe zbulimi i busteve të heronjve Meha. Më 13 Maj 2021 në orën 15:00 Prekaz i Poshtëm. Aty ku krisi pushka e parë lajmëtare e lirisë, mbas luftës së Shaban Polluzhës, e Luftës së Dytë Botërore. 40-vite më parë jehoi pushka e Tahir dhe Nebih Mehës, për të vazhduar e kurorëzuar më UÇK-së. Ju mirëpresim të gjithëve pa dallim në Prekazin heroik.  Në ditën e madhe të heronjve. E ditën e Fitër Bajramit – thuhet në njoftimin e familjes Meha. Ndryshe këtë vit vihen plotë 40 vite nga rënia heroike e Tahir dhe Nebih Mehës në luftë me forcat policore serbe në mbrojtje të pragut të shtëpisë.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Përkujtimi i tyre është amanet që na obligon të mos harrojmë kurrë rrugën e lirisë

Sot, me respekt të thellë dhe mirënjohje të pafund, mora pjesë në homazhe në Gllogjan …