Më 14 Dhjetor bëhen 24 vjet nga rënia heroike e Komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar. Njesitit prej 154 luftëtarëve me elit të UÇK-së që vinin nga ZO e Drenices, ZO e Pashtrikut dhe ZO e Nerodimes i’u printe Komandanti Mujë Krasniqi. Njesiti, pas qendrimit disa javore ne Shqiperi, k’u kishim shku per tu furnizu me arme dhe municione, per vete dhe shoket qe na pritnin neper frontet e luftes, ishin te domosdoshme per vazhdimin e luftes deri ne Çlirimin definitiv te Kosoves, kishim vendosur te hynim ne Kosove. Rrugëtimi ishte i gjate dhe i veshtire, sepse përveç terrenit shumë te veshtire, kalimin dhe rrugëtimin e vështirësonte edhe bora e madhe qe kishte rene ato dite. Pas disa oreve te marshimit te njesitit per Kosove ram ne priten e organizuar nga ushtria dhe policia e armikut, ne vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut. Ishte beteje qe u zhvillua fyt a fyt me forcat çetnike serbe. Ishte dita e se vertetes. Ushtaret tane nuk jepeshin, kishim vendosur qe per lirine dhe çlirimin e Kosoves ta paguajme me jetet tona. Kishim vedosur qe amanetin e Komandantit Legjendar Adem Jashari qe Liria ashte mbi te gjitha ta dergojme ne vend edhe çmimin ta paguajme me gjakun tone. Ishte amaneti nder breza: Liri a Vdekje. Sot, ne te gjalleve na takon qe amanetin e deshmoreve ta ruajme, se perndryshe na mallkon historia: na mallkon gjaku qe nuk falet, na mallkojne lotet e nanave dhe fmijeve, prindet e te cileve ran per lirine e Kosoves. Ne bashkeluftetaret e Komandant Mujë Krasniqi dhe deshmoreve te tjere NUK do te lejojme per hire te gjakut te derdhur, qe ne emer te Deshmoreve dhe te kesaj beteje te flasin ata qe Nuk ishin protagoniste, dhe qe per kete beteje kishin ndegju vetem pasi ajo kishte ndodhe. NUK do te lejojme qe ne emer te luftes profiteret te behen protagoniste. Kete e kemi amanet nga gjaku i atyre qe rane ne vijat e fronteve te Luftes sepse Historia e as Lavdia nuk ndërtohen duke i atribuar heroizma te paverteta sepse kjo do të ishte vrasje mbi vlerat me sublime të historisë se Kosovës, siç ashte Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Lavdi Luftës Çlirimtare Lavdi gjakut te derdhur per liri!
Kontrolloni gjithashtu
Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor
Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë, më 11 …