leoni

Me 14 maj 2019 në Kaçanik mbahet Akademi për komandantin e UÇK-së, Qamiz Ilazi dhe dëshmorët e tjerë

Me 14 maj 2019 në Kaçanik mbahet Akademi përkujtimore për komandantin, Qamiz Ilazi dhe dëshmorët e tjerë

Me rastin e 20 vjetorit të rënies së komandantit të Brigadës 162 “Agim Bajrami” Qamil Ilazi – i njohur si komandant “Bardhi” dhe dëshmorëve Selim Shehu, Rizvan e Xhezair Bela, Sakip Mulaku e Ejup Dushkaja, Burhan Zeneli e Hesat Axhami si dhe martirët: Hajdin Bela, Zejnete Avdiu, Selvete e Miradije Kuka dhe Osman Jezerci, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik dhe Këshillat Organizues të fshatrave Kaçanik i Vjetër, Gjurgjedell dhe Llanishtë organizohet akademi përkujtimore me datën 14 maj 2019 në orën 14:30. Akademi mbahet në Shtëpinë e Kulturës “ Xheladin Kurtaj” Kaçanik. Aktivitete të tjera që do të zhvillohen gjatë ditës: në orën: 9:30 mbahet marshi i nxënësve të Shkollës Fillore “ Emin Duraku”. Orari i vizitave pranë pllakave përkujtimore: në orën 10:00 në Gjurgjedell, në orën 11:00 në Llanishtë, në orën 12:00, Të Vezt, në orën 13:30, homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, për të vazhduar më pas me homazhe në Kaçanik pranë busteve të komandantëve – keronjve Agim Bajrami e Qamil Ilazi. Në orën 22:00 mbahet finalja në futboll e Turneut Memorial “ Bardhi 2019”.“ Liria do të jetoj aq sa do t’i kujtojmë dëshmorët…”, thuhet në njoftimin e OVL e UÇK-së

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …