21-vjet më parë, më 14 maj të vitit 1999, në vijën e frontit të luftës së UÇK-së, në Zonën e Kaçanikut, ka rënë komandanti i Brigadës 162, Qamil Hafiz Ilazi, i njohur gjatë luftës si “komandant “Bardhi”. Po atë ditë gjatë luftimeve ballë për ballë kundër forcave ushtarake dhe policore serbe kanë rënë trimërisht e heroikisht edhe dëshmorët: Selim Shehu, Esat Axhami, Burhan Zeneli, Sakip Mulaku, Rizvan Bela, Xhevahir Bela e Ejup Dushkaja. Atë ditë policia vrastare serbe ka masakruar edhe disa pjesëtarë të popullatës civile.
