Më 14 nëntor 2024, në Gjykatën Speciale fillon procesi në gjykimin e Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës, të cilët akuzohen për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyredhe frikësim gjatë procedurave penale. Në aktakuzë pretendohet se midis 5 dhe 12 prillit të vitit 2023, të udhëzuar nga Haxhi Shala, Sabit Januzi, Ismet Bahtijari u takuan secili më vete me një dëshmitar në dy raste për ta nxitur atë që të tërhiqte dëshminë, ose të mos jepte dëshmi në proceset zyrtare, gjoja përmes kërcënimit të rëndë dhe premtimit për dhuratë, apo për ndonjë formë tjetër përfitimi. Më 14 nëntor, Krye gjykatësja do të hapë gjykimin, do të kërkojë leximin e akuzave për të akuzuarit, do t’i informojë ata mbi të drejtat dhe detyrimet dhe do t’i pyesë nëse e kanë kuptuar Aktakuzën dhe nëse dëshirojnë të konfirmojnë vetëdeklarimin e tyre të mëhershëm si të pafajshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Richard Grenell, ka shpërndarë fjalimin e kryeministrit Edi Rama, ku thuhet se Hashim Thaçi po mbahet peng nga Gjykata Speciale
Emisari i kryetarit amerikan Donald Trump për misionet speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka …