leoni

Me 15 qershor pritet të mbahet simpozium shkencor për shëndetësinë ferizajase

Me rastin e 150 vjetorit të Ferizajt, këshilli profesional për shënimin e këtij përvjetori ka mbajtur edhe një takim me mjekët dhe infermieret ferizajas për të diskutuar për organizimin e një simpoziumi i cili do të mbahet me 15 qershor të këtij vitit. Ne këtë takim ka marr pjesë edhe Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashke me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini. Të pranishmit me një fjale rasti i ka përshëndetur nënkryetari Aliu, i cili ka çmuar lart kontributin e secilit individ që ka dhënë për  shëndetësinë ferizajase, si dhe premtoi që së bashku me këtë këshill, do të punojnë edhe në një monografi të qytetit e cila do të mbetet në histori për gjeneratat e ardhshme. Gjithashtu të pranishmit i përshëndeti edhe drejtori i DSHMS-se Dr. Kemajl Emini, i cili u zotua se bashkërisht do të punojnë që ky manifestim te jet sa me madhështor dhe i dinjitetshëm. Në këtë takim pjesëmarrës ishin elita e shëndetësisë ferizajase gjë që e bëri edhe më madhështore këtë takim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …