Më 16 gusht të vitit 1998 ra trimërisht në fushën e betejës, komandanti, Remzi Ademaj. U lind me 3 qershor 1952 në fshatin Zhur te Prizrenit. Është i njohur me nofkën e luftës “Komandant Petrit Kodra”. Për të siguruar ekzistencën e familjes mori rrugën e mërgimit. Me veprimtari politike – patriotike aktivisht filloi të merret nga viti 1979. Në Shtutgard te Gjermanisë bie në kontakt me vëllezërit Gërvalla dhe patriotin Kadri Zeka, nga të cilët edhe më shumë u brumos me ide patriotike-kombëtare. Më 11 dhjetor 1985 arrestohet nga policia italiane, e cila pastaj ia dorëzoi policisë jugosllave. Nga gjykata e instaluar serbe në Kosovë, ai dënohet me 6 vite burg të rëndë, të cilin e vuajti në burgjet e Lepogllavës, Gospiqit dhe të Stara Gradishes, në Kroaci. Ai më 4 korrik 1998 emërohet në detyrën e Komandantit të Shtabit Lokal të UÇK-së për Prizren. Me rastin e ristrukturimit te UÇK-se ai thirret nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në Kleçkë ku emërohet Komandant i parë i Zonës Operative të Pashtrikut. Rrugës duke u kthyer gjatë një lufte të pabarabartë por titanike, në fshatin Nashec, bie heroikisht në altarin e lirisë, në natën e 15 dhe 16 gusht 1998. Me nderime te larta ushtarake, trupi i tij varroset ne fshatin Jeshkove me 16 gusht 1998. (RKL, TV-DIELLI, KALENDARI KOMBËTAR)
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …