23 vjet më parë, më 16 mars të vitit 2001, në Maqedoni u ndërmor aksioni i parë i organizuar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kundër policisë sllavomaqedonase me ç rast edhe pasoi komunikata e parë lidhur me sulmin. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në qershor të vitit 1999 si dhe Marrëveshjes së Konçulit të 21 majit të vitit 2001, e cila çoi në demobilizimin e UÇPMB-së, një pjesë e madhe e luftëtarëve, që kishin marrë pjesë në dy luftërat çlirimtare, morën përsipër luftën për realizimin me armë të të drejtave të shqiptarëve në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Çlirimtarët u pozicionuan në rrethin e Kumanovës, pastaj në malet e Sharit, kryesisht në rrethin e Tetovës dhe në lokalitetet me shumicë shqiptare të Maqedonisë perëndimore. Në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kanë rënë më shumë se 100 dëshmorë, por në periudhën e pas luftës kanë rënë edhe shumë të tjerë, të cilët në vazhdimësi i kishte ndjekur dhe i kishte persekutuar regjimi i Shkupit, pavarësisht se shqiptarët kishin qenë dha janë pjesë e institucioneve të këtij shteti. (RKL-TV-Dielli Kalendari Kombëtar)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …