leoni

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës janë përjetësuar dhjetra dëshmorë

Më 16 prill të vitit 1999 ka rënë heroikisht dëshmori e  heroi i kombit, Shkëlzen Haradinaj, i cili gjatë luftës  ishte komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit. 16 prilli i vitit 1999  shënon ditën e rënien  e dëshmorëve: Shkëlzen Haradinaj, Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj, Luan Nimanaj,  Fadil Maloku, Zylfie Gashi, Mehdi Bytyçi, Sylejman Bytyçi,  Murat Fetahu, Zeki Shylemaja, Kastriot Baftiu, Refki Salihaj, Gëzim Morina, e të tjerë.

16 prill 1999 ranë dëshmorë: Mehdi Bytyçi dhe Sylejman Bytyçi nga fshati Arllat i Drenasit. Gjatë një qëndrese të fuqishme për të mos i lejuar forcat serbe të depërtonin në fshatin Arllat në kohën kur popullata e fshatit po depërtonte drejt maleve, kanë rënë duke luftuar trimërisht dëshmorët, Mehdi Bytyçi, ndërsa Sylejmani Bytyçi, kishte vdekur nga plagët dy javë më vonë.

Më 16 prill të vitit 1999, në Zonën e Marecit kanë rënë dëshmorë dhe janë martirizuar: Shaip Gërbeshi, Bali Gërbeshi, Bejtush Gërbeshi, Faik Gërbeshi, Selim Gërbeshi dhe janë martirizuar disa pjesëtarë të popullsisë civile.

16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës në Kosovë kanë rënë dëshmorë: Mirsad Gashi, Refki Sokol Salihaj, Sahit Zeqir Baftiu, Ismet Esat Mustafa. (RKL-TV DIELLI- Kalendari enciklopedik)

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …