Më 16 shtator të vitit 1588 vdiq në Stamboll, Mimar Sinani, i njohur si Arkitekt Sinani

 Më 16 shtator  të vitit 1588 vdiq  në Stamboll, Mimar Sinani, i njohur si Arkitekt Sinani. Lindi më 29 maj  të vitit 1489 në afersi të Kajserit.  Si i ri, Sinani ishte rradhitur ne repartet e Jeniçerëve të Sulltanit. Gjate fushatave ne rajone te ndryshme si ushtar i Sulltan Sulejmanit ai u njoh me arkitekturën ne vende te ndryshme duke filluar nga Egjipti,Persia,Siria etj.   Karriera e tij si arkitekt është e njohur pas ndërtimit të ures mbi Lumin Prut, në Moldavi. Këtë ure, Sinani e projektoi dhe ndërtoi brenda 13 ditëve qe ti shërbente Ushtrisë së Sulltan Sulejmanit,  i cili po merrte pjesë në fushatën e Kara Budanit. Sulltan Sulejmani e mbante Sinanin afër dhe me urdher të tij më vone punoi si kryeartitekt i perandorisë. Evropianët e krishterë, Sinanin e krahasonin me Mikelanxhelon dhe e thërrisnin “Mikelanxheloja i Orientit”. Mimar Sinani ka projektuar e ndërtuar  92 xhami, 52 mesxhide, 55 medrese,  20 tyrbe , 17 imarete streha të varfërish, 13 spitale, 6 rrugë uji , 10 ura, 20 kervansaraje(hotele), 36 saraja , 8 podrume ve 48 de hamame dhe gjithsej bëjnë 384 vepra. Ne Shqiperine Osmane  te asj periudhe Arkitekt Sinani ka vënë  vulën e tij ne xhaminë Muradie ne Vlorë dhe në  xhaminë e Plumbit ne Shkodër .

Kontrolloni gjithashtu

Luigj Bumçi (1872 -1945) klerik, ipeshkëv, atdhetar

Luigj Bumçi (1872 -1945) klerik, ipeshkëv, atdhetar

Kleriku atdhetar, Luigj Bumçi u lind në Shkodër, në vitin 1872 në një familje të …