Enver Hoxha

Më 16 tetor 1908 lindi, Enver Hoxha, udhëheqës i Partisë Komuniste të Shqipërisë, më vonë i Partisë së Punës, deri në vdekje

Më 16 tetor të vitit 1908 lindi, Enver Hoxha, udhëheqës i Partisë Komuniste të Shqipërisë, më vonë i Partisë së Punës deri në vdekje. Prijës, organizator, strateg i Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare e i revolucionit popullor. Themelues e Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të RPS të Shqipërisë. Krijues e drejtues i pushtetit popullorë, burrë shteti i shquar dhe arkitekt i Shqipërisë Socialiste. Personalitet i shquar i revolucionit ndërkombëtar dhe i luftës çlirimtare të popujve të shtypur. Figura ndër më të njohurat dhe më me ndikim  të kombit shqiptar, i cili tërë jetën ia kushtoi atdheut e popullit shqiptar. Dy herë Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste. Enver Hoxha lindi në Gjirokastër në një familje me tradita të njohura patriotike.

Vazhdoi studimet në Liceun fracez, në fillim në Gjirokastër. Ishte admirues i Avni Rustemit, i shoqërisë përparimtare “Bashkimi”, i revolucionit demokratiko-borgjez të qershorit 1924. Më 8 nëntor 1941, pas dy vjetësh pune të palodhur e të ndërprerë në kushtet e rënda të terrorit fashist, Enver Hoxha bashkë me komunistët e vërtetë shqiptarë kryen veprën më të madhe: themeluan Partinë Komuniste të Shqipërisë, udhëheqësen besnike që do t’i tregonte popullit rrugën e luftës për çlirim kombëtar e shoqëror. Figura e Enver Hoxhës është një figurë e madhe poliedrike. Nuk ka fushë të aktivitetit politik, ideologjik e shoqëror të PPSH-së si dhe shtetit që të mos jetë shprehur mendimi i tij filozofik, forca organizuese dhe veprimtaria udhëheqëse. Ka shkruar vepra të shumta studimore historike, politike e filozofike. Vdiq më 11 prill të vitit 1985. ( RKL TV-Dielli, Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …