Ministria e Punëve të Brendshme do të mbajë takim me Këshillin Ekzekutiv të Forumeve të Sigurisë në Bashkësi të Republikës së Kosovës. Takimi do të shërbejë si platformë diskutimi për kapacitetet operacionale, sfidat si dhe rekomandimet për ngritjen e rolit të forumeve të sigurisë në bashkësi. Në këtë takim do të do të marrin pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, ambasadori i OSBE-së, z. Jan Braathu, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, z. Per Strand Sjaastad, si dhe zyrtarë të institucioneve tjera. Në këtë takim do të prezantohet raporti i përmbledhur më të gjeturat dhe konkluzionet lidhur me vlerësimin e kapaciteteve operacionale të forumeve të sigurisë në bashkësi në të gjitha komunat. Takimi do të mbahet të hënën më 17 dhjetor në hotel “Emerald” dhe fillon në ora 10:00. Ky takim mbështetet nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …