Më 17 janar 1982, në Untergrupenbah ranë Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla

17 janar të vitit 1982, në Untergrupenbah të Gjermanisë, në një pritë të organizuar nga UDB-ja sekrete  jugosllave janë martirizuar:  Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, tre ndër atdhetarët më të njohur shqiptar të kohës, në mërgatë. Pikërisht në kohën kur Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe disa mërgimtarë të tjerë shqiptarë nga Kosova  dhe viset e pushtuara, (që përfaqësonin disa grupe të veprimtarisë së fshehtë të kohës),  kishin arritur ta bashkonin lëvizjen e ndarë dhe të përçarë të rezistencës, inspektorët dhe instruktorët e UDB-së, pasi i kishin përcjellë një kohë të gjatë hap pas hapi, në mëngjesin e hershëm të 17 janarit i kishin goditur, me breshëri  të armëve të zjarrit, në momentin kur po hynin në veturën e parkuar para shtëpisë ku banonin vëllezërit Gërvalla.  Asokohe, autoritet shtetërore gjermane kanë përhapur lajmin për opinion dhe medie  se vrasës të panjohur kanë vrarë tre shqiptarë nga Kosova. Versioni zyrtar i Gjermanisë lidhur me vrasjen i adresohej, sikur thuhej, “qërimit të hesapeve” mes grupeve të emigrantëve, duke fshehur faktin se Shërbimi sekret gjerman bashkëpunonte me UDB-në për eliminimin e emigrantëve kroatë, boshnjakë dhe shqiptarë.

Në momentin e fundit të jetës, i shtrirë në një spital gjerman nën “përkujdesje të rastit” të një mjeku me origjinë serbe, Jusuf Gërvalla, kishte deklaruar se vrasjen në pritë e  kishte kryer UDB-ja jugosllave me njerëzit e vet.

Edhe sot, 33 vjet pas kësaj vrasjeje mizore, organet kompetente gjermane nuk zbulojnë emrat e ekzekutuesve as të urdhërdhënësve, edhe pse tërthorazi, nëpër disa medie është bërë e ditur se UDB-ja dhe Shërbimi gjerman kanë pasur bashkëpunim të ngushtë për likuidimin e “kundërshtarëve” të regjimit të Titos.

Fshehja për kaq vite e versionit zyrtar është bërë me qëllim që për vrasjen të ketë sa më shumë të dyshuar sidomos në mesin e veprimtarëve shqiptarë, si  dhe të familjarëve të të martirizuarve, dhe duke u bazuar në këtë fshehje, të vazhdojë lufta e brendshme ndër ne për ta zbuluar fajtorin apo fajtorët dhe për ta diskredituar Lëvizjen e Rezistencës Shqiptare kundër okupimit jugosllav.

Mjegulla që është krijuar lidhur me vrasjen e këtyre tre veprimtarëve e atdhetarëve të përkushtuar të kombit, vazhdon të jetë edhe më e dendur dhe me pasoja të dëmshme për unitetin dhe harmoninë kombëtare. Ky fakt na jep për të kuptuar se “bosët e mëdhenj të krimeve” ende mbahen dhe bashkëpunojnë me qëllim për të mos lejuar hapjen e dosjeve të shërbimeve gjakatare të shteteve jo vetëm ish-komuniste, por edhe të këtyre  regjimeve të sotme globaliste, kapitaliste, të cilat në plan të luftës për dominim dhe ruajtje të interesave ekonomike, politike e strategjike, në vazhdimësi kanë mbështetur dhe mbështesin shërbimet sekrete të tyre. Andaj nuk pritet që gjermanët e sotëm të jenë aq kokëtrashë dhe të nxjerrin në dritë veprat e ndyra të baballarëve të tyre, meqë kjo është vetëm një pikë e zezë ndër milionë pikët e zeza, të gjyshërve të tyre.

Krimi, kundër tre atdhetarëve të dëshmuar të Rezistencës Kombëtare Shqiptare, që u krye 33 vjet më parë në  Untergrupenbah të Gjermanisë, vazhdon të prodhojë ndasi dhe përçarje në mesin e shqiptarëve, vazhdon të manifestohet me etiketime, drejtim gishti, shantazhe politike e ideologjike dhe nga kjo atmosferë e helmuar nuk fitojmë ne, mirëpo kanë fituar e përfitojnë edhe sot vrasësit  dhe kreatorët e krimit, Beogradi zyrtar, dhe jo vetëm ai.

33 vjet pas kësaj vrasjeje gjakatare dhe të tmerrshme, do të duhej që për hir të tërë gjakut të derdhur rrëke për lirinë e vendit, dhe për shumë e shumë hire të tjera të vlefshme dhe të emancipuara, t’ ia vëmë gishtin kokës dhe dyshimet tona të bazuara t’ i drejtojmë atje ku i kishte drejtuar vetë Jusuf Gërvalla duke dhënë rëktimën e fundit të shpirtit.  Edhe sot janë gjallë kriminelët serbë,  ata që na kanë vrarë  dhe që sërish bëjnë përpjekje të na vrasin, të na poshtërojnë dhe të na kërcënojnë se do të na zhdukin. Janë po ata që vranë Jusufin, Kadriun e Bardhoshin, janë ata që likuiduan vranë e masakruan rreth 300.000 boshnjakë myslimanë, kroatë dhe shqiptarë dhe Serbia sodomë nuk  u dënua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

I vetmi dënim që mori ky komb militarist ishte ndëshkimi nga ajri i aeroplanëve të NATO-s prej 24 marsit e deri më 9 qershor të vitit 1999. Ky ndëshkim nga ajri na përkujton pakSodomën biblike, por Serbia anti biblike e BE-së tani është e përkëdhelura e saj, e cila e pret në gjirin e ve,t krah-hapur, pse jo edhe për “meritat” e Serbisë në vrasjen e masakrimin e rreth  300.000 mijë jetë njerëzish, në Bosnje, Kroaci dhe në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …