leoni

Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla

Më 17 janar të vitit 1982 në Untergrupenbah të Gjermanisë, nga një atentat i UDB-së, ranë Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla

Më 17 janar të vitit 1982 në Untergrupenbah afër qytetit Heilbronn, Landi i Shtuttgart-it, në Gjermani, në një atentat të përgatitur nga UDB-ja jugosllave u martirizuan atdhetarët shqiptarë të Kosovës: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. Jusuf Gërvalla u lind në Dubovik, 1 tetor 1943.  Ka qenë veprimtar, shkrimtar dhe organizatori i Lëvizjes kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar. Ishte themelues i grupit marksist-leninist Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e trojeve shqiptare. Shkollimin  lartë tij vijoi në Prishtinë e Ljubjanë, më pas punoi si gazetar në Shkup e Prishtinë. Një nacionalist i zëshëm, i cili i shpëtoi arrestimit nga UDB-ja dhe kërkonte azil në Gjermani ku dhe themeloi Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës. U vra nga UDB-ja më 17 janar të vitit 1982.

Kadri Zeka lindi më 25 prill të vitit 1953 në fshatin Poliçkë, Malësia e Dardanës. Shkollën fillore e mbaroi në Desivojcë. Meqë më 1968 familja e tij u shpërngul në Gjilan, këtu mbaroi shkollën e mesme. Më 1972 regjistrohet në Fakultetin Jurdik, në Prishtinë, dega e gazetarisë. Më 1973 Kadri Zeka u takon radhëve të organizuara të “Grupit revolucionar”. Ishte në një celulë me Rexhep Malën, Hilmi Ramadanin dhe Hydajet Hysenin, që ishte shoku i tij i pandashëm. Ky katërsh ka funksionuar, poashtu fshehtë, si një bërthamë gjysmë e organizuar, edhe gjatë viteve të mëparshme. U vra më 17 janar të vitit 1982.

Bardhosh Gërvalla u lind në vitin  1951, në Dubovik. Ishte tetëvjeçar, kur familja bashkë me të, mërgoi në Slloveni. Atje mbaroi shkollën fillore dhe të mesme në gjuhën sllovene Pastaj u kthye në Kosovë dhe u regjistrua në Universitetin e Prishtinës, ku studioi anglishten. Gjatë kohës së studimeve ai këndoi e komponoi këngë bashkë me të vëllain, Jusufin. Më 1974 shkoi në Gjermani, ku u punësua si punëtor social në Ludvigsburg. Aty pati rastin të takojë dhe të njohë shumë mërgimtarë nga Kosova, të cilëve vazhdimisht u doli në ndihmë. U vra më 17 janar të vitit 1982.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …