Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, dega Vushtrri, njofton opinion me agjendën për Ditën e Çlirimit të Komunës së Vushtrrisë
Me 17 Qershor është dita e Çlirimit të Komunës së Vushtrrisë.
Për nderë të 24,vjetorit të shënimit të kësaj dite ftoheni të gjitha familjet e dëshmorëve, invalid, veteranë, familje të martirëve, burgosurve politik, subjekteve politike, dhe të gjithë qytetarët e komunës sonë, ti përmbaheni kësaj agjende:`
AGJENDA
Me 17 qershor ditë (e Shtune) takohemi para Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së,
Homazhe
-Në ora 09:00 te Kompleksi i Dëshmorëve të UÇK-së, në Qytet (Stacioni i Vjetër)
– Në ora 09:10 te Kompleksi i Martirëve civil (te komuna)
– Në ora 09:20 te Lapidari i Komandantit Legjendar Adem Jasharit (në shesh)
– Në ora 09:30 te Lapidari i Zahir Pajazitit,Edmond Hoxhës,Hakif Zejnullahut (në Pestovë)
– Në ora 09:35 te Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së në Bletaj të Vushtrrisë
-Në ora 12:00 në sallen “Hasan Prishtina”në Vushtrri do të mbahet Akademia solemne, për nderë të kësaj dite të veqanë për qytetin tonë, Vushtrrinë.
Me pjesëmarjen tuaj nderoni sakrificën Kombëtare dhe gjakun e të gjithë Dëshmorëve për Çlirim.