Hajdar Eid: Pesëmbëdhjetë vjet bllokadë e Gazës, hapni menjëherë dyert e burgut tonë

Me 172 të vrarë në 24 orët e fundit është rritur në 24.620 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet që Izraeli po kryen në Rripin e Gazës

Me 172 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit është rritur në 24.620 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet që Izraeli po kryen që nga 7 tetori në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf Al-Kudra, përmes një deklarate informoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 104 ditësh kundër Rripit të Gazës. Ai njoftoi se forcat izraelite në 24 orët e fundit kanë vrarë 172 palestinezë ndërsa kanë plagosur 326 të tjerë në Rripin e Gazës. Ai theksoi se është rritur në 24.620 numri i palestinezëve të vrarë dhe në 61.830 numri i të plagosurve në sulmet të cilat vazhdojnë që nga 7 tetori. Ministri informoi se një pjesë e të plagosurve ende ndodhen nën rrënoja ose në anë të rrugëve për shkak se ambulancat dhe ekipet e Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat. Izraeli me sulmet e tij ka vrarë 337 punonjës të shëndetësisë në Rripin e Gazës dhe vazhdon të mbajë nën arrest edhe 99 punonjës të tjerë. Izraeli ka shënjestruar 150 institucione shëndetësore, ka lënë jashtë funksioni 30 spitale dhe 53 qendra shëndetësore dhe ka bërë të papërdorshme 122 ambulanca, tha aëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf Al-Qudra.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …