Më 18 tetor të vitit 1858, lindi në Manastir, Gjerasim Qiriazi, rilindës, atdhetar, shkrimtar dhe klerik përparimtar, kombëtar

Më 18 tetor të vitit 1858, lindi në Manastir, Gjerasim Qiriazi, rilindës, atdhetar, shkrimtar dhe klerik përparimtar, kombëtar

Më 18 tetor të vitit 1858, lindi në Manastir, Gjerasim Qiriazi, Ishte rilindës, atdhetar, shkrimtar dhe themeluesi i parë i shoqërisë, Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë. Nga martesa me Athina Mikelidin, lindi Stefani, djali i vetëm i Gjerasimit. Bashkëshortja i kishte vdekur  disa muaj pas lindjes së djalit. Djali i tij Stefani vdiq më 1959 në Amerikë duke lënë 6 fëmijë pas. Mori   ndihma dhe përkrahje nga shoqëritë shqiptare jashtë atdheut: nga Nikolla Naço, Pandeli Sotiri, Abdyl Frashëri, Naim Frashëri, Sami Frashëri, Mihal Grameno, Kristo Dako etj. Në mars të vitit 1892 së bashku me motrën, Sevastinë, përgatit planin dhe projektin për hapjen e Shkollës së Vajzave dhe Shkollën e të Dielës në Korçë. Për shkak të aktivitetit të tij atdhetar e rilindas e mbrojtës i gjuhës shqipe e braktisjes së fesë ortodokse, të cilën e përfaqësonte kleri grek,  më 2 tetor 1892 Kisha Ortodokse lëshon mallkimin e saj kundër Gjerasimit, ashtu sikur edhe kundër  Petro Nini Luarasit, Naum Veqilharxhit, Kostandin Kristoforidhi e të tjerëve. Më 14 nëntor 1892 themelon Kishën Ungjillore të Korçës edhe shoqërinë “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë” me qendër në Korçë. Në të njëjtin muaj boton numrin e parë të gazetës së shoqërisë “Letra e Vëllazërisë”. Për shkak të aktivitetit të tij më 17 janar, 1893 u bë një atentat i pasuksesshëm kundër  Gjerasim Qiriazit. Ka shkruar shumë poezi. Ka vdekur më 2 janar të viti 1894 në moshën 35 vjeçare. Në vitin 1987 Gjerasimit iu dha titulli “Mësues i Popullit”. Në vitin 1992 iu akordua titulli: “Urdhri i Lirisë i Klasit të Parë. (Kalendari Kombëtar, RKL TV-Dielli)

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …