Të martën dhe të mërkurën (19 dhe 20 qershor 2018), duke filluar nga ora 10:00, në objektin e Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Rr. “Xhelal Hajda – Toni” Nr. 486, në Rahovec do të mbahet Simpoziumi Shkencor “Vlera dhe ardhmëri të hardhisë dhe verës Vranç”. Ky simpozium organizohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, konkretisht Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, konkretisht Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike, si dhe institucioneve tjera të kësaj natyre. Në këtë simpozium do të marr pjesë gjithashtu edhe Ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo. Simpoziumi shkencor me problematikë vlerësimin më të madh të Vrançit është i pari i këtij lloji me natyrë monotematike, pararendës i veprimtarive të tilla shkencore edhe për kultivarët e hardhisë dhe llojeve të verërave shqiptare, në përputhje me strategjitë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe politikat e kërkimit shkencor për bujqësinë dhe në zhvillimin e vreshtarisë e verëtarisë në Kosovë e Shqipëri.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …