leoni

Më 19 janar të vitit 1999 ka rënë duke luftuar kundër forcave ushtarake e policore serbe, në fshatin Reçak,  komandanti, i Brigadës 162, Ahmet Kaçiku

Më 19 janar të viti 1999 ka rënë duke luftuar kundër forcave ushtarake e policore serbe, në fshatin Reçak,  komandanti, i Brigadës 162, Ahmet Kaçiku. U lind më 15 janar të vitit 1964. Ai së bashku me vëlla Hesetin dhe me motrën Lumnie mori pjesë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nënë Velimja, i kishte rritur me mundime fëmijët, pasi i shoqi, Shabani, kishte vdekur herët. Në vitin 1978, regjistron shkollën e mesme “Osman Mani” në Firajë. Aty e kreu vitin e parë dhe të dytë, ndërsa dy vjetët vijues i vazhdoi në Ferizaj, në drejtimin matematikor. Më 1983,  regjistroi shkollën e lartë “Xhevdet Doda” në Prizren, në drejtimin fiziko-matematikor. Në vitin 1984,  u dënua me dy muaj burg për kundërvajtje politike. Pas kryerjes së burgut, shkon në Perëndim.  Më 26 qershor të vitit 1998, Ahmet Kaçiku me dhjetëra shokë hyn në Shqipëri.

Më 30 qershor, nisen për në qytetin e Bajram Currit e prej aty në Tropojë. Së bashku me shokët e tij, po atë natë, hyn në Kosovë. Fillimisht vendoset në zonën e Budakovës. Më 12 korrik, ai e vizitoi familjen e tij në fshatin Biti e Epërme dhe pas dy ditësh, nga atje u kthye në front së bashku me motrën Lumnie dhe me gjashtë bashkëfshatarë. Në fund të muajit nëntor të vitit 1998, me propozimin e Komandës së zonës dhe me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ahmeti emërohet komandant i Brigadës 161. Katër ditë pas Masakrës së Reçakut, komandanti Ahmet Kaçiku bie dëshmor në përpjekje për të mos lejuar që forcat serbe të merrnin kufomat e 45 të vrarëve e të masakruarve,  më 15 janar 1999. (RKL TV-Dielli, Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Pavarur të Sektorit Privat pret rritjen e pagës minimale të premtuar nga kryeministri Kurti

Rritje e jashtëzakonshme e shumës se parave që qytetarët kanë mbitërhequr nga bankat

Duke komentuar mbitërheqjet bankare ( overdraft ) të qytetarëve nga bankat, njohësit e fushës së …