Më 19 korrik të vitit 1998, nga sulmi të forcave serbe, në Rahovec shumë shqiptarë u vranë dhe u plagosën

Më 19 korrik të vitit 1998, nga sulmi të forcave serbe, në Rahovec shumë shqiptarë u vranë dhe u plagosën

24 vjet më parë, gjatë betejës  së UÇK-së në Rahove, më 19 korrik të vitit 1998, në Teqenë e Sheh Myhedinit në Rahovec u masakruan shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar. 150 persona gjithsej u regjistruan të vrarë, ndërkaq te vendi i quajtur “Tuba” u gjetën të masakruar dy profesorë, si dhe gjashtë trupa të karbonizuar. Dëshmitarët që kishin arritur t’i shpëtojnë këtij krimi, tregojnë se ushtria, policia dhe paramilitarët serbë kanë ekzekutuar civilë shqiptarë arbitrarisht. Gjatë kësaj ofensive u morën pengë dhe u zhdukën shumë shqiptarë. Organet e pushtetit serb në Prizren, më 22 korrik, në varrezat e këtij qyteti, hapën dy gropa të mëdha dhe varrosën shqiptarët e vrarë gjatë ofensivës në Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …