leoni

Prof. dr. Hakif Bajrami: Halil Alidema (15 mars 1936 - 19 mars 1996)

Më 19 mars të vitit 1996 ka vdekur veprimtari i njohur, i burgosuri politik, historiani, Halil Alidema

Më 19 mars të vitit 1996 ka vdekur veprimtari i njohur, i burgosuri politik, historiani, Halil Alidema. U lind më 15 mars të vitit  1936, në Pozharan, në një familje të madhe patriarkale e atdhetare. Ka qenë i dënuar me burg të rëndë me një grup intelektualësh në vitin 1982 për pjesëmarrje dhe organizim të protestave e demonstratave të Marsit e Prillit të vitit 1981. Është dënuar me një organizatë politike,  së bashku me Ukshin Hotin dhe disa veprimtarë të tjerë. Gjatë viteve 1993 e 1996 në marrëveshje me faktorë politikë dhe ushtarakë në Shqipëri ai arriti me sukses të krijojë baza stërvitore për luftëtarët e ardhshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një organizim masiv e kishte mbajtur në Palestrën Sportive “Partizani”, në Tiranë, ku si udhëheqës i grupit stërvitor ishte paraqitur me pseudonimin “Agron Ligata”, pastaj në  Qendra e Shkollës së Bashkuar të Oficerëve “Skënderbeu”, po në Tiranë,  që kishte qenë njëra nga bazat, ku nën Komandën e Shtabit Operativ të Shqipërisë të asaj kohe dhe në dijeni e bashkëveprim me kryetarin e Shtetit, Ramiz Alia  janë stërvitur edhe komandantët Legjendarë të UÇK-së – ADEM JASHARI e ZAHIR PAJAZITI me shumë bashkëluftëtarë.

Meritë e veçantë e Halil Alidemës në fushën e propagandës politike e shkencore është edhe botimi i veprës,  “Libri i Bardhë” në 11.000 ekzemplarë, me emrin “Zani i Kombit”. Kjo vepër  është  botuar në 5 gjuhë: shqip, anglisht, frëngjisht, italisht dhe serbisht. Halim Alidema për një kohë të gjatë ka qenë në strukturat e larta të UNIKOMB-it, bashkë me Ukshin Hotin e të tjerë,  ku edhe ka dhënë një kontribut të çmuar në shërbim të kombit e atdheut. Studiuesi dhe miku i madh i UÇK-së dhe i shqiptarëve përgjithësisht, Xhejms Petiffer, Halil Alidemën e ka konsideruar si njërin ndër veprimtarët më të dalluar të kohës, së bashku me Shaban Brahën. Halil Alidema Vdiq në Tiranë, më 19 mars të vitit 1996.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …