Më rastin e shënimit të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve të Brigadës 136 “Rugova” nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj mbahet Akademi përkujtimore dhe disa aktivitete sipas kësaj agjende. Më 18 prill 2019 në orën 11:00 nderohen dëshmorët në Fierzë (Novosellë), ndërsa në orën 11:30 nderohen dëshmorët në Pejë. Më datën 19 prill 2019 në orën 10:00 bëhen nderime në Shtupeq të Madh, në orën 10:30 nderohen dëshmorët në Pepaj, Pecaj e në Stakaj. Në orën 13:30 mbahet orë letrare në shkollën fillore “Përparimi” në Drelaj. Kurse të shtunën në orën 11:00 në teatrin “Istref Begolli” në Pejë mbahet Akademi përkujtimore.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …