Më 19 shkurt të vitit 1879 lindi Luigj Gurakuqi. Lindi në Shkodër, u rrit në gjirin e një familjeje tregtare shkodrane, nga Pjetër Gurakuqi e Lezja e Kolë Prekës. Me edukimin e tij u mor në mënyrë të veçantë i ati. Shkollën fillore e të mesme i ndoqi në Kolegjin Saverian në rendin tekniko-tregtar, prej ku doli më 1897. E plotësoi arsimin e mesëm në Kolegjin arbëresh e Shën-Mitër Koronës, ku pati mësues De Radën, që e frymëzoi për tërë jetën; ishte nxënësi i parë shqiptar aty. Me 1911 ishte një prej hartuesve të Memorandumit të Gërçes gjatë kryengritjes se malësorëve të Mbishkodrës të vitit 1911. Ne vitin 1912 mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit, pastaj më 28 nëntori të po atij viti mori pjesë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Ishte pjesëmarrës i Revolucionit Demokratik borgjez të qershorit të vitit 1924 bashkë me Fan Nolin, Bajram Currin, Hasan Prishtinën e shumë atdhetarë të tjerë. U vra, në Bari të Italisë, nga forcat zogiste më 2 mars të vitit 1925. (RKL TV-Dielli, Kalendari Kombëtar)
