23 vjet më parë më 2 prill të vitit 1999, në Kralan të Gjakovës forcat ushtarake dhe policore serbe ndanë qindra djem e burra nga grupi prej 1500 shqiptarëve që kishin braktisur vatrat për t’u shpëtuar krimeve barbare serbe që atëkohë kishte kapluar gjithë Kosovën. Shumë prej tyre të ndarë nga turma si gra, fëmijë dhe pleq, ishin urdhëruar që të shkojnë drejt rrugës së Shqipërisë. Më 4 prill, dy ditë më vonë nga gjithë grupi i djemve e burrave të cilët ishin mbajtur me orë të tëra në livadh gjatë gjithë kohës, përveç se ishin në vëzhgime ata rrethoheshin edhe me tanke. Të gjithë këta njerëz të pafajshëm po qëndronin aty padrejtësisht pa ujë pa ushqim,dhe pa gjëra elementare të jetës nën qiellin e hapur. Fatmirësisht një numër i këtyre njerëzve ishin liruar por 86 prej tyre vazhdonin të mbaheshin peng akoma ku ndër ta kishte edhe 11 fëmijë të mitur. Dhe nga ajo ditë e kobshme, nga ai moment trishtimi askush nuk morri vesh për fatin e këtyre njerëzve dhe askush nuk i pa më të gjallë.
Kontrolloni gjithashtu
BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …