Më 2 shtator, në Beograd, do të mbahet takimi i radhës në kuadër të nismës, “Ballkani i Hapur” ku do të marrin pjesë kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski. Ky samit i “Ballkanit të Hapur” do të mbahet në pallatin presidencial të Serbisë dhe në të do të marrin pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, Zoran Tegeltia nga Bosnja e Hercegovina, kryediplomati hungarez, Peter Sijarito dhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushogllu. Presidenca e Serbisë, nënshkrimin e dokumenteve e konsideron se një hap konkret në arritjen e qëllimit të nismës Ballkani i Hapur – një treg të përbashkët që përfshin qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve”, thuhet në njoftimin e presidencës serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …