Më 21 dhjetor 2019 në Teatrin e Qytetit të Gjilanit mbahet Akademi përkujtimore për dëshmorët e kombit Tefik e Hanumshahe Zymberi. Fillimisht organizohen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në orën 12:00, ndërsa Akademia mbahet në orën 13:00. Tefiku dhe Hanumshaja mbesin ikona në historinë e kombit shqiptar për arsye se gjithë jetën deri në rënien e tyre luftuan për çlirimin e kombit dhe atdheut nga okupatori serb.
