Më 21 gusht 2021 heroi i kombit, Demë Ali Pozhari do të rivarroset në vendlindjen e tij në Pozhar të Deçanit, pranë vëllezërve, djemve e familjarëve, sipas amanetit të tij. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ditë me parë përmes një postimi në rrjetin social. “Demë Ali Pozhari ishte komandant çetash e prijës popullor në mbrojtje të trojeve shqiptare. Ai ndoqi traditën familjare të atdhedashurisë. Stërgjyshi i tij, Ali Rexha me të vëllain Bekën me 1876 ranë heroikisht në mbrojtje të trojeve shqiptare te Kalaja e Nishit, gjyshi i tij, Mehmet Ali Pozhari me 1878, bie në luftën kundër Maxhar Pashës në Gjakovë, vëllezërit e Demës, Meta dhe Rexhë Alia të vrarë me 1921 përkatësisht 1928, ndërsa djemtë e Demës, Miftari e Afrimi u vranë në tortura e Brahimi nga plumbat e regjimit komunist jugosllav. Tërë jeta e Demë Alisë ishte në shërbim të interesave të vendit e kombit. Ai është dekoruar në Republikën e Shqipërisë me “Nderi i Kombit” dhe në Republikën e Kosovës me “Urdhëri i Lirisë”, ka shkruar në mes tjerash ai.
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …