FSK: Ushtrimi ushtarak “DEFENDER - Europe 21” dhe Kosova

Më 21 maj, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, fillon ushtrimi më i madh ndërkombëtar ushtarak në Ballkan, Defender Europe 2023

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës fton mediat të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe ’23”. Ky aktivitet ndërkombëtar do të mbahet të dielën, më 21 maj, duke filluar nga ora 11:30, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore, duke filluar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministra të mbrojtjes së vendeve fqinje, si  dhe personalitete të shquara nga aleatët tonë strategjikë, nga SHBA si dhe vendet tjera partnere. Për shkaqe sigurie, ftojmë mediat dhe gazetarët, të cilët do të përcjellin këtë ceremoni, që sot, deri në ora 16:00, të dërgojnë të dhënat e tyre (emri, mbiemri, numri personal i letërnjoftimit, pozita/profesioni dhe mediumi ku punon) në këtë e-mail adresë: Ibrahim.shala@rks-gov.net.

Mos dërgimi i këtyre të dhënave pamundëson pjesëmarrjen e mediave brenda zonës së sigurisë.

Nga data 21 maj deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe ’23”, me ç’rast do të validohen kapacitet e dy regjimenteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e po ashtu do të tregohet shkalla e  ndërveprimit ushtarak, përkrah forcave të shteteve partnere.

Forca e Sigurisë së Kosovës, Forcë e gatshme për të kontribuar në çdo mision të NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 3 prill 2025 do të kujtohen dëshmorët: Mustaf Çekaj, Arton Mehmetaj dhe Halit Coka

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, dega Deçan, njofton familjet e Dëshmorëve , invalidët …