Tri vjet me parë u nda nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik, Adem Demaçi

Më 21 shtator 2018, në Muzeun Historik Kombëtar, në Tiranë mbahet homazh tematik për Adem Demaçin

Këshilli Shqiptar i Paqes në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë, Lidhjen e Shkrimtarëve të Republikës së Kosovës, Shoqatën e ish të Burgosurve Politikë të Kosovës, Shoqërinë “Lëvizja”, do të mbajnë një aktivitet tematik përkujtimor:  “Homazh për Adem  Demaçin”, në nderim të Anëtarit të Këshillit Shqiptar të Paqes, Ambasadorit për Paqe, Adem Demaçi. Ceremonia do të organizohet në datën 21 shtator 2018 në Tiranë, në Muzeun Historik Kombëtar  (salla UNESCO), ora 18.00 – 19.30.)

 

Agjenda e aktiviteteve:

Ora 17:45 Mbërritja e pjesëmarrësve

Ora 18:00 Moderator – Hydajet Hyseni, bashkëkoordinaor i Këshillit Shqiptar të Paqes

Himni Kombëtar

Fjala e hapjes – z. Ali Lajçi, bashkëkoordinator i Këshillit Shqiptar të Paqes

Ceremonia e ofrimit të luleve

Mesazh nga Sh. T. Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Kosovës 2007 – 2014

Mesazh nga  Sh. T. Rexhep Meidani, President i Shqipërisë 1997 – 2002

Mesazh nga  Sh. T. Fatmir Sejdiu, President i Republikës së Kosovës 2006 – 2010

Video homazh mbi jetën, veprën dhe krijimtarinë e Adem Demaçit – 3 min

Mesazh nga z. Shyqyri Galica, Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës

Mesazh nga Prof. Dr. Shezai Rrokaj, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë

Mesazh nga z. Albin Kurti, Deputet, Bashkeveprimtar i ngushte i Adem Demaçit

Shpëtim Pollozhani, Kryetar i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë, Maqedoni

Mesazh nga z. Shaip Kamberi, Kryetar i Komunës së Bujanocit

Mesazh nga z. Gaqo Apostoli, Kryetar i Federatës së Paqes Universale – Shqipëri

Këngë nga  Luan Zhegu dhe Hysni Klinaku, “Mal me palcë Shqipërie”

Mesazhi përmbyllës nga z. Shqiptar Demaçi, i biri i Adem Demaçit

Ora 19:30 Foto nga ceremonia përkujtimore

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …