leoni

Me 214 të vrarë në 24 orët e fundit, nga ushtria izraelite, është rritur në 19 mijë 667 numri i palestinezëve të masakruar në Rripin e Gazës

Me 214 të vrarë  në 24 orët e fundit, nga ushtria izraelite është rritur në 19 mijë 667 numri i palestinezëve të  mbytur në Rripin e Gazës, ku  Izraeli vazhdon sulmet që nga 7 tetori e deri më tani, transmeton Anadolu. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Kudra në një deklaratë me shkrim informoi lidhur me sulmet izraelite që vazhdojnë prej 74 ditësh. Ai tha se në 24 orët e fundit Izraeli ka kryer masakra në të gjitha rajonet e Gazës dhe se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 214 persona ndërsa 300 të tjerë janë plagosur. Ai deklaroi se ka arritur në 19.667 numri i të vrarëve ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 52.586 në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë kundër Gazës nga 7 tetori e deri më tani. Nën rrënoja ka ende mijëra persona ndërsa në spitale ka ndaluar shërbimi Duke tërhequr vëmendjen se shumë persona ndodhen ende nën rrënoja, Al-Kudra tha se për shkak të sulmeve nëpër spitale ka ndaluar shërbimi dhe se sektori shëndetësor ka rënë. “Mijëra pacientë, gra, fëmijë dhe të plagosur nuk kanë mundur të trajtohen”, nënvizoi Al-Kudra. i cili shtoi se është i habitur përballë heshtjes së komunitetit ndërkombëtar i cili shikon masakrat që Izraeli kryen në Gaza para syve të gjithë botës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …