OVL e UÇK-së, dega në Kaçanik bën me dije se nesër, më 22 maj 2018, mbahet “orë përkujtimore” me rastin e 19-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve: Danush Kurtaj, Mejdi Dalloshi, Tefik Raka, Avdylgafurr Luma dhe Suad Brava, të rënë, në Masakrën e Dubravës së Burimit. më 22 maj të vitit 1999. OVL-UCK dega në Kaçanik në bashkëpunim me Shoqatat e luftës dhe institucionet komunale organizon orë përkujtimore me fillim në ora 17:00, në Shtëpinë e Kulturës, “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik. Pas përfundimit të Akademisë përkujtimore do të bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve duke filluar në orën 18:30.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …