Stefanoviq: Serbia nuk është duke luftuar vetëm Kosovën por edhe shtetet tjera që po lobojnë antarësimin e saj në Interpol

Me 22 nëntor jepet vendimi për anëtarësimin e Kosovës në Interpol ndërsa Serbia vazhdon të lobojë kundër saj

Me 22 nëntor jepet vendimi për Kosovën, Serbia vazhdon të lobojë kundër saj. Njëra ndër betejat e radhës për Kosovën është ajo në Dubai për të marrë pjesë në e asamblenë e përgjithshme të Interpolit. Kosova ka aplikuar për vendin anëtar të kësaj organizate. Por siguri që vendimi të jetë pozitiv kësaj radhe nuk ka. Anëtari i komisionit për siguri, Daut Haradinaj, thotë se ende ka punë në këtë drejtim. Në anën tjetër, Haxhi Shala konsideron se Serbia prapë ka punuar që të bllokojë këtë çështje. E frika se ndonjë skandal shtetëror mund të ndikojë në Interpol, sipas Shalës nuk ka nevojë të ndjehet. Për Interpolin siguri nuk ka as vetë kryeministri, Ramush Haradinaj, Shefi i Qeverisë thotë se kjo temë nuk i përket atij. E në MPJ thonë se anëtarësimi i Kosovës në Interpol s’ka të bëjë fare me politikën. “Anëtarësimi në Interpol është vetëm çështje e sigurisë, luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar. Bota është e angazhuar sot në luftimin e këtyre dukurive negative dhe anëtarësimi i Kosovës aty i kontribuon vetëm paqes dhe sigurisë”. Në anën tjetër Serbia ka vazhduar tentativat për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …