Më 22 prill të vitit 1924 u vra pabesisht, deputeti i Kosovës në Kuvendin e Shqipërisë, Avni Rrustemi. Ai ishte mësues, publicist, dhe deputet shqiptar. U lind në Tiranë më 22 shtator të vitit 1895. Më 13 qershor 1920 i bëri atentat Esat Pashë Toptanit në Paris. Pas gjashtë muaj i mbajtur në burg, në Gjyqin publik kundër tij, Avni Rrustemi u lirua i pafajshëm. Më pas ka ndjekur Institutin pedagogjik në Romë. Ka qenë themelues dhe drejtues i shoqërisë “Bashkimi” dhe anëtar i opozitës demokratike i zgjedhur deputet i Kosovës nga Qarku i Kukësit në dhjetorin e viti 1923. Më 25- prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri që mori emrin federata “Atdheu” me 25 shoqëri dhe 15 grupe të tjera. Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi, Spiro Tromara sekretar, Luigj Gurakuqi sekretar, Seit Qemali këshilltar e Bedri Pejani inspektor. Më 2o prill të vitit 1924, në Tiranë, në kohën kur ishte ndalur për ta përshëndetur Hoxhë Kadri Prishtinën, u godit me një plumb nga Jusuf Reçi, agjent sekret i Ahmet Zogut. Ali Këlcyra e strehoi në shtëpi, më pas e çuan në spital. Pas një qëndrimi dyditor në spital, Avni Rustemi vdiq më 22 prill të vitit 1924.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …