25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit
Foto: Srdjan_Suki/dpa/picture-alliance

Më 22 shkurt të vitit 1999, forcat serbe kishin ndërmarrë një aksion të përgjithshëm kundër forcave të UÇK-së

Më 22 shkurt të vitit 1999, forcat serbe kishin ndërmarrë një aksion të përgjithshëm kundër forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me qëllim që para nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambujesë, të pushtonin  sa më shumë territor që e mbante nën kontroll Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Radio-Kosova e Lirë kishte bërë të ditur për minimin e urës në Kaçanik nga forcat serbe, shtimin e forcave ushtarake e policore në Drenicë, granatime në Godishnjakë dhe në  Majac të llapit, vrasjen e civilëve shqiptarë  në Gjakovë, Prizren si dhe një  ofensivë në Zonën e Shalës. Po atë ditë më 22 shkurt të vitit 1999, pas vrasjes në pritë të shtëpinë e tyre të luftëtarëve, Gafurr Lokut dhe Dritan Lokut, në fshatin Paldenicë të Zonës së Kaçanikut, nga forcat serbe, popullata e këtyre fshatrave ka filluar t’i braktisë shtëpitë dhe të vendoset në Maqedoni. Rreth 1500 banorë, me shumicë fëmijë gra e pleq nga fshatrat e Hanit të Elezit janë shpërngulur në kushte të rënda të dimrit dhe janë vendosur në Kumanovë, Shkup e në Tetovë. (RKL TV-Dielli, Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Thomas Theiner: Po qe se sulmohet Kosova, sulmi nga ajri i NATO-s mbi Serbinë do të ndërmerrej brenda disa orësh

Tërheqje e Amerikës nga Kosova, mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një vakum sigurie në Evropë

Tërheqje e Amerikës nga Kosova, mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një …