Më 23 dhe 24 mars në Deçan mbahen aktivitete në nderim të ‘’Epopesë së Dukagjinit’’ dhe fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

Agjenda e aktiviteteve:

 

Ftesë për mediat e shkruara dhe elektronike

Të nderuar përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike, ju njoftojmë që me datë 23.032022 dhe 24.03.2022 do të mbahen aktivitete kulturore dhe artistike në nderim të ‘’Epopesë së Dukagjinit’’ dhe fillimit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë.

Agjenda e aktiviteteve:

23.03.2022 – E mërkurë

Ora 08:00 – Ora e parë  mësimore në të gjitha shkollat e Komunës së Deçanit, i kushtohet 24 Marsit 1998 dhe 24 Marsit 1999

Ora 10:00 – Krosi ‘’Rruga e Lirisë’’ me nxënësit e shkollave fillore (vendi: Gllogjan)

Ora 10:30 –  Ekspozita ‘’Nismëtarët e Lirisë’’, nga artisti Besart Gashi (vendi:’’Kompleksi Memorial i Dëshmorëve’’, Gllogjan)

Ora 11:00 – Homazhe në ‘’Kompleksin Memorial të Dëshmorëve’’ në Jabllanicë

Ora 12:00 – Homazhe në ‘’Kompleksin Memorial të Dëshmorëve’’ në Koshare.

24.03.2022 – E enjte

Ora 10:00 – 11:45 – Homazhe në ‘’Kompleksin Memorial të Dëshmorëve’’ në Gllogjan

Ora 12:00 – Manifestimi qendror i ‘’Epopesë së Dukagjinit’’

Ora 12:30 – Programi artistik

 

Ftojmë përfaqësuesit e mediumeve tuaja të shkruara dhe elektronike që të jenë prezent.

 

Me respekt,

Verona Dobraj

Zyrtare për marrëdhënie me publikun

Komuna e Deçanit

[email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …