Më 23 gusht të vitit 1932 ka vdekur Marigo Pozio, veprimtare e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Shqipërisë. Është e njohur si vajza që e qëndisi flamurin kombëtar, të cilin e shpalosi në Vlroë Ismail Qemali më 28 nëntor të citit 1912. U lind në Hoçisht të Korçës më 19 shtator të vitit 1878. Ishte e bija e Papakosta Poçit dhe Lenka Ballaurit me origjinë nga Voskopoja. Ajo kishte dhe dy motra: Uraninë e Angjelina Poçin.
Ishte anëtare e klubit atdhetar “Labëria”. Në vitin 1921 drejtoi gazetën “Shpresa kombëtare”. Marigoja u martua me Jovan Pozion nga Hoçishti i Devollit. Familja u vendos më vonë me banim në Vlorë. Ajo la tri vajza, Evridhilën, Fereniqin dhe Lirinë. Po kështu Marigoj shkruante dhe botonte në shtypin e kohës dhe mjaft poezi, si për shembull, kushtuar Avni Rustemit; “Ti vrapove porsi plumbi/ Ti u bëre erë e hije/ Shkele, shkove dhe e shove/ Shqipërinë e shpëtove…”. Familja vuajti nga një sërë fatkeqësish, së pari me fëmijët e tyre, dhe më vonë me shëndetin e Marigosë për shkak të tuberkulozit. Kristo Floqi ngriti zërin më 9 dhjetor 1928 duke akuzuar autoritetet shqiptare se kishin harruar kontributin e Marigos. Marigo nuk e mori “statusin e veteranit”, ashtu si shumë të tjerë bënë në vitin 1912. Ajo vdiq e lënë pas dore dhe e harruar nga regjimi i Zogut në vitin 1932. Trupi i saj u varros në varrezat e Manastirit të Zvërnecit. (RKL TV-DIELL KALENDARI KOMBËTAR)