Më 23 korrik të vitit 1649 u lind, Gjon Françesk Albani, apo Papa Klementi i Nëntë, i mbiquajtur Albani

Më 23 korrik të vitit 1649 u lind, Gjon Françesk Albani, apo Papa Klementi i Nëntë, i mbiquajtur Albani

Më 23 korrik të vitit 1649 u lind Gjon Françesk Albani, apo Papa Klementi i Nëntë, i mbiquajtur Albani. Vdiq më 19 mars 1721 në Romë. Ai ishte Papa i 243 i Kishës Katolike. Shërbeu si papë nga 23 nëntori i 1700-ës deri më 19 mars 1721. Papa Klementi XI-Albani e drejtoi kishën katolike për 21 vjet dhe rreshtohet i katërti për nga vitet mbas Shën Pjetrit me 35 vjet, Papa Piut me 31 vjet, Papa Gjon Palit me 26 vjet. Në vitin 1660-të pas kryerjes së shkollës fillore ai shkoi në Romë, për të ndjekur kolegjin romak. Aty studioi gjuhë të vjetra dhe drejtësi. Në vitin 1668 diplomohet në drejtësi. Dhe në vitin 1670 fillon karrierën kishtare. Nga Papa Inoçenti do të emërohet si sekretar i dekreteve papnore dhe në shkurt 1690 do emërohet kardinal. Më 9 tetor 1700 zgjidhet papë i kishës katolike. Ndihmesa ndaj Shqipërisë, shpresa e vazhdueshme e papës me origjinë shqiptare Klementit të Nëntë, për të bashkuar Krishterimin, dha rezultate të gjëra në Shqipëri. I përket asaj periudhe mbajtja e “këshillit fetar të parë kombëtar shqiptar” të vitit 1703, i njohur si Kuvendi i Arbrit,  i cili shënoi ndryshimet rrënjësore në linjën e veprimit të klerit për çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe ipeshkvore. Priftërinj të shumtë ortodoksë nga Shqipëria, i kishin drejtuar Papës kërkesa ndihme për mbështetje politike duke sjellë edhe një afrim fetar. (RKL, TV Dielli -Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …