leoni

Më 24.01.2023, në sallën e Kuvendit të Komunës në Malishevë, do të mbahet një takim informues, me personat e riatdhesuar

Më 24.01.2023, në sallën e Kuvendit të Komunës në Malishevë, do të mbahet një takim informues, me personat e riatdhesuar. Qëllim i këtij takimi është informimi për skemën e granteve “Mbështetja e grave dhe të rinjve të riatdhesuar për themelimin e bizneseve individuale”, në kuadër të realizimit të projektit INTEGRA. Ky takim mbahet më 24.01.2023 në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ndërsa në takim janë të ftuar të marrin pjesë personat e riatdhesuar, sipas këtyre kategorive: Gratë dhe vajzat nga mosha 18 deri në 65 vjeç dhe meshkuj nga mosha 18 deri 35 vjeç. Kujtojmë se ditë më parë, kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ekrem Kastrati, e ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi, për zbatimin e këtij projekti edhe në komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …