Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se maturantët e Kosovës do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore këtë të shtunë, 24 qershor. Në njoftimin e MAShT-it thuhet se “janë realizuar të gjitha përgatitjet e duhura, në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe shkollat, për organizimin e këtij provimi”. “Në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës, ndërsa në çdo klasë do të lejohen më së shumti 15 maturantë. Për të mos ndikuar në proces dhe sipas rregullave të administrimit të testit, pas orës 10:00 (koha kur fillon testi) nuk lejohet asnjë person tjetër brenda qendrave të testimit përveç personave përgjegjës për mbarëvajtje të testit. Prandaj, mediet mund të marrin pamje në çdo qendër vetëm para fillimit të Testit të Maturës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …