Nesër do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi. Presidenti Rexhep Taip Erdogan synon për një mandat tjetër dhe nëse fiton do të qëndrojë në këtë detyrë edhe për 5 vjet të tjera. Në zgjedhjet presidenciale garojnë gjashtë kandidatë, ndërsa në ato parlamentare tetë parti politike. Disa milionë turq që jetojnë jashtë vendit kanë të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Erdogan që nga viti 2014 është president i Turqisë. Më parë ka ushtruar detyrën e kryeministrit nga viti 2003 deri në vitin 2014. Nëse rizgjidhet të dielën do të bëhet presidenti i parë i Turqisë në sistemin e ri presidencial të qeverisjes, i cili u miratua nga votuesit në një referendum të mbajtur në prill të vitit 2017.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …