Më 25 dhe 26 korrik të vitit 1998, forcat ushtarake e policore serbe kishin filluar ofensivën e parë të verës kundër shumicës së pikave dhe bazave të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Forca të shumta të artilerisë e këmbësorisë armike në orën 4 të mëngjesit kishin nisur bombardimet nga Pishat e Shtimet në drejtim të Carralevës, Blinajës e Zborcit, Pjetërshticë, Krojmirit, Shalës pastaj nga Postblloku i Komaranit kishte filluar sulmi kundër Grykës së Llapushnikut e fshtrave përreth e cila ishte zënë nga luftëtarët e lirisë qysh me 9 maj të tij viti. Po atë ditë kishte filluar edhe sulmi nga vendqëndrimi serb, në Duhle kundër fshatrave të Llapushës, duke filluar nga fshati Bllacë e deri në Malishevë e fshatra të tjera të kësaj ane ku kishte qindra pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kishin filluar rezistencën heroike. Për ofensivën që zgjati dy ditë ditën e shtunë dhe të diel të 25 dhe 26 korrikut, kreu politik dhe ushtarak i Serbisë kishte marrë edhe lejen e ndërkombëtare, sepse asokohe lufta e UÇK-së konsiderohej terroriste. Në Pikën e Zborcit kishte rënë dëshmor, Ruzhdi Salihu, ndërsa ishin plagosur pesë luftëtarë të lirisë, në Llapushnik kishte rënë komandanti i pikës, Imer Alushani, dhe luftëtari i lirisë, Ali Zogaj dhe ishin plagosur 11 të tjerë. Në Krojmir ishte vrarë nga goditja e granatave serbe, Afërditë Shaqë Qeriqi dhe ishin plagosur babai e vëllai i saj. Gjatë bombardimeve të forcave serbe ishin plagosur edhe disa pjesëtarë të popullatës civile dhe ishin goditur shtëpitë, në shumë vendbanime.
Më gjerësisht, në fejton….