leoni

Më 25 dhe 26 korrik të vitit 1998, forcat serbe kishin filluar ofensivën e parë të verës kundër UÇK-së në Carralevë e në Zborc

Më 25 dhe 26 korrik të vitit 1998, forcat serbe kishin filluar ofensivën e parë të verës kundër UÇK-së në Carralevë e në Zborc

Më 25 dhe 26 korrik të vitit  1998, forcat ushtarake e policore serbe kishin filluar ofensivën e parë të verës kundër gjitha pikave dhe bazave të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Forca të shumta të artilerisë e këmbësorisë armike në orën 4 të mëngjesit kishin nisr  bombardimet nga Pishat e Shtimet në drejtim të Carralecës e Zborcit, pastaj nga Postblloku i Komaranit kishte filluar sulmi kundër Grykës së Llapushnikut e cila ishte zënë nga luftëtarët e lirisë qysh me 9 maj të tij viti. Po atë ditë kishte filluar edhe sulmi nga vendqëndrimi serb, në Duhle kundër fshatrave të Llapushës, duke filluar nga fshati Bllacë e deri në Malishevë  e fshatra të tjera të kësaj ane ku kishte qindra pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për ofensivën  që zgjati dy ditë ditën e shtunë dhe të diel të 25 dhe 26 korrikut, Kreu politik dhe ushtarak i Serbisë kishte marrë edhe lejen e ndërkombëtare, sepse asokohe lufta e UÇK-së konsiderohej terroriste.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …