24 vjet më parë, më 25 dhe 26 korrik të vitit 1998, forcat ushtarake e policore serbe kishin filluar ofensivën e parë të verës kundër gjitha pikave dhe bazave të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Forca të shumta të artilerisë e këmbësorisë armike në orën 4 të mëngjesit kishin nisur bombardimet nga Pishat e Shtimet në drejtim të Carralecës e Zborcit, pastaj nga Postblloku i Komaranit kishte filluar sulmi kundër Grykës së Llapushnikut e cila ishte zënë nga luftëtarët e lirisë qysh me 9 maj të tij viti. Po atë ditë kishte filluar edhe sulmi nga vendqëndrimi serb, në Duhle kundër fshatrave të Llapushës, duke filluar nga fshati Bllacë e deri në Malishevë e fshatra të tjera të kësaj ane ku kishte qindra pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për ofensivën që zgjati dy ditë ditën e shtunë dhe të diel të 25 dhe 26 korrikut, Kreu politik dhe ushtarak i Serbisë kishte marrë edhe lejen e ndërkombëtare, sepse asokohe lufta e UÇK-së konsiderohej terroriste. ( Kalendari Kombëtar: TV-Dielli RKL)
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …