Ditën e premte, më 25 gusht 2023, në Kompleksin e varrezave, në Kleçkë, do të mbahet një tubim përkujtimor, me moton tashmë tradicionale, “Të gjitha rrugët çojnë në Kleçkë”. Ky manifestim mbahet në shënim të 25 vjetorit të rënies së dëshmorëve të UÇK-së dhe ditës së Brigadës 121 “Kumanova”, që u vunë në mbrojtje të rreth 80 mijë banorëve të strehuar në këtë zonë gjatë gjithë kohës së luftës, në vitet 1998-1999.
PROGRAMI:
Ora 10:30-11:00 – Homazhe
Ora 11:00-12:20 – Tubimi përkujtimor