leoni

Më 25 maj të vitit 1903 u lind Ramiz Cërnica, veprimtar e atdhetar i shquar i Anamoravës

Më 25 maj të vitit 1903 u lind Ramiz Cërnica, veprimtar e atdhetar i shquar i Anamoravës

Më 25 maj të vitit 1903 u lind Ramiz Cërnica. Ai lindi  në familjen Hoxha në fshatin Cernicë të Gjilanit. 25 maji për veç  ditëlindjes shënon edhe ditën e vdekjes të atdhetarit e  tribunit popullor, më 25 maj të vitit 1979. Ramiz Cernica është dhe mbetet një nga figurat më meritore të historisë së popullit shqiptar e të luftës për çlirim e bashkim të kombit. Ai me veprimin e tij dhe aktin e qëndrimit burrëror e heroik në Kuvendin e Prizrenit më 1945, dha shembullin e madh se si duhet të veprojë biri besnik për interesat e shenjta të popullit dhe Atdheut. Përfundimi i luftërave çlirimtare nga tri ushtritë tona kombëtare, përfundimisht i ka hapur udhë realizimit të qëndrimit të tij historik : “ME SHQIPËRINË, JO ME SERBINË”. Ai ishte  frymëzuesi i qindra dhe mijëra atdhetarëve, që ishin bërë barrikada të gjalla para pushtuesve, kriminelëve e gjakpirësve serbë, ishte fanari ndriçues i rrugës së lavdishme për çlirim e pavarësi. Ishte udhërrëfyes për gjithë atdhetarët deri me vdekjen e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …