Më 25 mars të vitit 1999 pas fillimit të bombardimeve të NATO-s forcat serbe, në shenj hakmarrjeje mbi popullatën civile, forcat okupatore serbe kanë vrarë e kanë masakruar qindra shqiptarë në fshatrat: Fortesë, Celinë dhe Brestoc të komunës së Rahovecit, nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Madhe forcat policore dhe ushtarake serbe kanë vrarë e masakruar 243 shqiptarë të moshave të ndryshme, fëmijë, gra e pleq dhe dogjën e shkatërruan rreth 1 mijë shtëpi. Po më 25 mars ka rënë dëshmor i UÇK-së, Beqir Nebih Meha vëllai i Tahir Mehës nga Prekazi. Në vend luftime të ndryshme në frontet e UÇK-së kanë rënë: Ragip Ademi, Isuf Mulaj, Rifat Dina, Zeqir Mulaj e të tjerë. 25 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Madhe nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …