Kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vendosur me dekret që zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të mbahen më datë 25 prill të vitit të ardhshëm. “Pas konsultimit me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, dekretoj që zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021”, thuhet në dekretin e publikuar nga zyra e shtypit e Presidencës së Shqipërisë. Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se Kuvendi zgjidhet çdo 4 vjet dhe përbëhet nga 140 deputetë. Zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri janë mbajtur në vitin 2017, që i fitoi Partia Socialiste e Shqipërisë, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, si mandatin e dytë qeverisës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …