35-vjetori i rënies së Heroit Fadil Vata – Njoftim për homazhe në Therandë dhe Sallagrazhdë
Me rastin e 35-vjetorit të rënies së Heroit të Kombit, Fadil Vata, do të organizohen homazhe më 25 prill 2025 në nderim të jetës dhe veprës së tij. Sipas njoftimit nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, homazhet do të zhvillohen në dy lokacione:
-
Ora 11:00 – te varrezat në fshatin Sallagrazhdë
-
Ora 12:00 – te Lapidari i Heroit Fadil Vata në Suharekë
Ftohen të marrin pjesë qytetarë, bashkëluftëtarë, familjarë dhe të gjithë ata që e nderojnë kontributin e Heroit për lirinë e vendit.