Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes publike të UÇK-së në ZO të Pashtrikut. Agjenda e 27-vjetorit të daljes publike të UÇK-së në ZO të Pashtrikut: E Premte më 25 prill – ora 11.00 Tryeza Shkencore: Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative (ZO) të Pashtrikut Vendi: Salla e Kuvendit të Komunës së Rahovecit . E shtunë më 26 prill – ora 12.00 Manifestimi Qendror për shënimin e daljes Publike të UÇK-së në Drenoc Vendi: Fshati Drenoc i Komunës së Rahovecit.