Më 26, 27, dhe 28 nëntor në Skenderaj mbahet “Edicioni i 14-të” i Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare"

Më 26, 27, dhe 28 nëntor në Skenderaj mbahet “Edicioni i 14-të” i Festivalit Folklorik “Rapsodia Shqiptare”

Muaji nëntori është muaji i lavdisë për kombin shqiptar pasi që pikërisht në këtë muaj për gjatë historisë tonë kombëtare ndodhën ngjarje të mëdha që shënuan pikat e kthesës për të ardhmen e kombit. Në këtë muaj në vitin 1443 u kthye në atdhe Gjergj Kastrioti – Skënderbeu për t’i bashkuar principatat shqiptare në luftë kundër otomanëve, në këtë muaj por në vitin 1912 u shpallë pavarësia e Shqipërisë, më 28 nëntor 1955 lindi komnadanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari, dhe më 28 nëntor 1997 Ushtria Çlirimtare Kosovës do ta bënë publike veprimtarinë e saj luftarake, duke e bërë kështu këtë muaj të pazëvendësueshëm për historinë e popullit tonë. Në kohën kur jemi pikërisht në këtë muaj ngjarjet festive do të mbahen anë e kënd trojeve shqiptare, e nuk ka si të mos jetë festa e madhe edhe në vendlindjen e komandantit Adem Jashari, në Skenderaj. Aty më datat 26, 27, dhe 28 nëntor do të mbahet “Edicioni i 14-të” i FESTIVALIT FOLKLORIK GJITHËKOMBËTAR “RAPSODIA SHQIPTARE, i cili dp të mbahet në në qendrën e kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …